Rama: Ja dëshmia e mjekut të specializuar
Dr. Martinit është bërë sot shembulli i përkushtimit dhe i shërbimit të profesionit të mjekut.
Kryeministri Rama thotë se këtë e mundëson Programit Kombëtar i mbështetjes me bonus për punësimin e mjekëve të specializuar në të gjitha spitalet e vendit.
Kryeministri ka zgjedhur sot pikërisht mjekun, që ka lënë Italinë për të kryer shërbimin e tij në Spitalin Rajonal të Korçës, për tju uruar shqiptarëve mirmëngjesin e tij të zakonshëm.
Z. Rama e ndan këtë shembull për ndjeksit e tij nëpërmjet postimit të një vidio në rrjetin social Facebbok.
Postimi i Kryeministrit:
“MIRËMËNGJES 😃
dhe me dëshminë e Dr. Martinit që falë Programit Kombëtar të mbështetjes me bonus për punësimin e mjekëve të specializuar në të gjitha spitalet e vendit, ka lënë Italinë për të kryer shërbimin e tij në Spitalin Rajonal të Korçës, ju uroj një ditë të mbarë