AktualitetBota+Të fundit

Kremlini: Asadi i Sirisë fluturon në Rusi për bisedime me Putinin

Presidenti sirian, Bashar al-Assad, fluturoi në Rusi në rezidencën verore të Vladimir Putin në Detin e Zi. Takimi  do të fokusojë bisedimet mbi konfliktin sirian, tha Kremlini  të enjten.

Vizitëa nënvizon statusin e Moskës si mbështetës kryesor i Asadit, nëvizon Reuters

Që nga shpërthimi i luftimeve në vendin e tij në vitin 2011, Assad ka udhëtuar  shumë rrallë, por ka bërë tri vizita publike në Rusi, çdo herë për takime me Putinin.

Hyrja e Rusisë në konflikt në vitin 2015 e shndërronte valën e konfliktit në favor të Asadit dhe themeloi Rusinë si një ndërlidhës pushteti në Lindjen e Mesme.

Në takimin, në vendpushimin e Soçit në Detin e Zi, Asad e përgëzoi Putinin për mandatin e tij të ri si president, pasi u rizgjodh në mars dhe falenderoi ushtrinë ruse për mbështetjen e saj në Siri.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov tha se takimi, i cili nuk ishte shpallur paraprakisht, u zhvillua të enjten.

“Stabiliteti po përmirësohet dhe gjithçka që hap dyert e procesit politik, të cilin ne filluam pak kohë më parë”, i tha Assad Putinit  sipa fjalimeve të hapjes nga takimi i postuar në faqen e internetit të Kremlinit.

“Gjithmonë kam thënë dhe e përsëris, se gjithmonë e kemi përkrahur me gjithë zemër procesin politik, i cili duhet të vazhdojë paralelisht me luftën kundër terrorizmit”.

“Ne e dimë se nuk do të jetë e lehtë, pasi ka vende që nuk duan që stabiliteti të kthehet në Siri. Megjithatë, së bashku me ju dhe partnerët tanë dhe miqtë tanë, ne do të lëvizim me vendosmëri përpara me procesin e paqes “, citohet të ketë thënë Assad.

Rusia tha se ndërhyri ushtarakisht në Siri për të mposhtur ekstremistët e dhunshëm islamikë të cilët kishin marrë kontrollin mbi pjesët e vendit dhe po nisnin sulme me bomba dhe armë në pjesë të tjera të botës.

Kritikët e veprimit të Rusisë, midis tyre Shtetet e Bashkuara dhe shtetet evropiane, thonë se po mbështet  udhëheqjen e Asadit që ka humbur legjitimitetin e tij dhe se sulmet e saj ajrore kanë vrarë një numër të madh civilësh. Rusia thotë se kurrë nuk synon fushat civile.

Në vërejtjet e cituara nga Kremlini, Putin përgëzoi udhëheqësin sirian për atë që tha ai se kishte suksese të rëndësishme në fushën e betejës të arritura nga ushtria siriane.

“Terroristët kanë hedhur armët në vende kyçe në Siri, gjë që ka lejuar rikthimin e infrastrukturës siriane,” citohet Putini.

“Dhe sigurisht tani, pas këtyre sukseseve ushtarake, kushte shtesë janë krijuar pa dyshim për përtëritjen e një procesi politik të plotë”.

Kjo është vizita e dytë e Assad  në Soçi për të takuar Putinin . Rasti i mëparshëm ishte në nëntor të vitit të kaluar. Ai gjithashtu vizitoi Putinin në Moskë në tetor 2015, pak kohë pasi Rusia nisi operacionin ushtarak në Siri.

 

Fraksion.com