Këpucët e Salahut do të ekspozohen në Muzeun Britanik
Futbollisti i shkëlqyer i kombëtares së Egjiptit dhe Liverpoolit, Mohamed Salah, së shpejti do të mund të lavdërohet me këpucët e tij në koleksionin egjiptian në muzeun Britanik në Londër.
Salah ishte mbresëlënës këtë sezon, në të cilin deri më tani ka shënuar 44 gola në të gjitha garat. Nga ky numër, 32 gola ka shënuar në Premierligën e Anglisë, me çka theu rekordin të cilin e ndanin Alan Shearer dhe Luis Suarez, me nga 31 gola të shënuar.
Në Muzeun Britanik do të ekspozohen këpucët e tij me të cilat do të luajë në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit, ndeshje kjo e caktuar për datën 26 maj në Kiev.
“Ato rrëfejnë për ikonën moderne egjiptiane e cila luan në Britani të Madhe, më saktësisht për ndikimin global të tij. Kjo bazohet mbi projektin tonë më të ri, për të blerë gjësende të cilat flasin për përditshmërinë e jetës në Egjipt në shekujt 20 dhe 21”, tha për mediat britanike Neal Spencer nga muzeu në Londër.
Përveç lojërave të shkëlqyera me fanellën e Liverpoolit, Salah kishte një rol vendimtar në kombëtaren e Egjiptit për kualifikim në Kampionatin Botëror Rusi 2018, që është hera e parë në 38 vitet e fundit.
“Faraonët“ ndodhen në grupin “A“ me Rusinë, Arabinë Saudite dhe Uruguain./Anadolu Agency (AA)
Fraksion.com