Fshehtësitë për një trup më të bukur
Kremi që e përdoret kundër hemorroideve është i mirë për shërimin e qeskave të syve. Pasta për dhëmbë brenda natës largon njollat, mustarda është regjenerues i përsosur për flokët, përderisa specat pikantë shpejtojnë rritjen e flokut.
Njollat
Pasta për dhëmbë mundet ta thajë lëkurën, prandaj në këtë mënyrë shëron aknet dhe njollat në fytyrë. Pastën lëreni të ndikojë gjatë gjithë natës në fytyrë. Mbani mend se pasta duhet të jetë e bardhë, pa kurrfarë xheli.
Të ënjturit
Tanina nga çaji i zi mund të ndihmojë në shërimin apo dhe zbutjen e të ënjturave dhe skuqjeve që shfaqen si pasojë e diellit. Pos çajit të zi, edhe çaji i gjelbër ndihmon tek të ënjturit si pasojnë nga kafshimi i insekteve
Celuliti
Në luftën kundër lëvores së portokallit, në trupin tuaj në vaskën plot me ujë shtoni kafenë e bluar. Dihet fare mirë se kafeina nxit qarkullimin e gjakut, si dhe ndihmon në largimin e celulitit.
Qeskat në sy
Kremi kundër hemorroideve me gjenerata të tëra përcillet tek ata që kanë këtë problem dhe me të vërtetë ka efekt pozitiv. Kremi përmban përbërës kundër infeksioneve dhe kur ta vendosni nën sy qeskat do të zhduken.
Thonjtë
Për thonj të fortë dhe lëkurë të butë rreth thonjve, së paku njëherë brenda javës zhytini duart në vaj ulliri.
Rrënjë të forta të flokut
Specat pikantë me shekuj janë pjesë e preparateve për kozmetikë. Pa marrë parasysh nëse i konsumoni apo vendosni në rrënjën e flokut, specat pikant nxitin qarkullim të rregullt të gjakut në rrënjën e flokut.
Flokë me shkëlqim
Mustarda rigjeneron flokun e dëmtuar, por nëse nuk dëshironi që floku të ketë aromën e mustardës, atëherë përdorni një maskë me ndikim të thellë.
Fraksion.com