Eranda Libohova, këtë herë këndon me mamanë; Zbulon zërin më të ëmbël të familjes
‘’Nuk e harroj’’ është kënga që do të ngjiste në skenën e Festivalit të Fundvitit të 1987-ës dy prej motrave më të njohura të muzikës shqiptare, Eranda dhe Irma Libohova, ndonëse kjo e fundit ishte e bërë e njohur për publikun me një nga këngët më të dashura për fëmijë ‘’Gabimi i Mirelës’’.
Një jetë në skenë, një jetë ku krahas bashkëpunimeve të suksesshme, por edhe karrierës solo janë shënjuesi më i mirë i suksesit të motrave të njohura.
Por, keni menduar ndonjëherë se nga e kanë marrë talentin Eranda dhe Irma?
Sigurisht që puna e palodhur i ka bërë të dyja akoma e më profesioniste, mirëpo pasi të shihni videon e mëposhtme do të bindeni që zërin e bukur e kanë dhuratë nga mamaja e tyre, zonja Shero.
Në videon e postuar pak më parë në llogarinë në Instagram të Erandës, nënë e bijë ia marrin shtruar një kënge popullore.
Sigurisht që kaq mjaftuar dhe në profilin e saj të vërshojnë me qindra komente pozitive, ku përveç komplimenteve nuk mungojnë as përshëndetjet e ngrohta dhe dashamirëse për mamanë e saj./LIving
Fraksion.com