Egjipti i hap vendkalimin kufitar Gazës për Ramazanin
Sisi merr vendim të rrallë, ai thotë se dëshiron të ndihmojë në zbutjen e vuajtjeve të palestinezëve
Presidenti egjiptian, Abdel Fatah al-Sisi, ka marrë një vendim të rrallë për të hapur kalimin e Rafah me Gazën për një muaj, duke lejuar palestinezët të kalojnë gjatë periudhës së shenjtë të Ramazanit.
Vendimi u mor “për të lehtësuar vuajtjet” e banorëve në enklavën palestineze, tha Sisi në Facebook të enjten.
Kalimi i Rafah është porta e vetme e Gazës në botën e jashtme që nuk kontrollohet nga Izraeli, por Egjipti e ka mbajtur atë kryesisht të mbyllur në vitet e fundit, duke cituar kërcënimet e sigurisë.
Zakonisht është i hapur vetëm për disa dhjetëra kalime në ditë në vit.
Rreth 60 palestinezë u vranë nga zjarri izraelit në kufirin e Gazës këtë javë, dhe viktimat u përshkruan nga ministria e jashtme e Egjiptit si “martirë”.
Një total një numë prej 114 banorë të Gazës janë vrarë që nga 30 marsi, në prag të hapjes të hënën të ambasadës së SHBA në Jerusalem.
Egjipti ka marrëdhënie me Izraelin dhe Hamasin, sunduesit e Gazës dhe Kajro luan një rol kyç në zbutjen e tensioneve midis të dy palëve dhe lehtësimin e presionit mbi 2 milionë banorët e enklavës.
Udhëheqësi i Hamasit, Ismail Haniyeh, bëri një vizitë të shkurtër në Egjipt të djelën, ku u takua me drejtorin e shërbimeve të inteligjencës së vendit, Abbas Kamel, shkruan the Guardian.
Fraksion.com