8 të vrarë në një shkollë të mesme në Teksas
Të vrarë dhe të plagosur njoftohen nga një incident me armë zjarri në një shkollë të mesme në Teksas. Në fillim të ditës mësimore një person hyri me armë në shkollën e mesme Santa Fe, jo larg Hjustonit, dhe filloi të qëllonte. Policia thotë se e ka arrestuar personin dhe aktualisht situata është nën kontroll, njofton Zeri i Amerikës.
Burime mediatike amerikane japin shifra të ndryshme për viktimat. Nju Jork Times njofton për tre të vrarë, bazuar në njoftimet më të hershme të një zyrtari lokal. Ndërsa kanali CNN njofton për tetë të vrarë, si dhe një numër të plagosurish, mes tyre edhe një polic që shërbente si personel sigurie në shkollë.
Ky është incidenti i tretë me armë zjarri në mjedise shkollore, i regjistruar këtë muaj në Shtetet e Bashkuara si dhe incidenti i 22-të i kësaj natyre që nga fillimi i vitit.
Fraksion.com