Tre prioritetet e Ballkanit Perëndimor
Ndërsa Europa ballafaqohet me vizione të ndryshme mbi të ardhmen e saj, pyetja mbetet se si këto vizione do të ndikojnë në zhvillimet në Ballkanin Perëndimor. Ballkani mbetet i brishtë dhe presionet e jashtme apo ndarjet e brendshme mund të sjellin paqëndrueshmëri në rajon, shkruan Martina Larkin, kreu i Europës dhe Euroazisë dhe anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Forumit Ekonomik Botëror.
Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (WB6) kanë një popullsi prej rreth 18 milionë banorë dhe një GDP prej përafërsisht 80 miliardë euro.
Ndërsa rajoni pati normat mbi mesataren e rritjes së BE-së prej 5.3% në fillim të viteve 2000, sot këto ekonomi kanë rritje të paqëndrueshme dhe të ngadalësuar, si dhe shkallë të lartë të papunësisë te të rinjt. Gjithashtu po përballen edhe me ikjen e trurit.
Ndërkohë që parashikimet janë më optimiste për përshpejtimin e ritmeve të rritjes në të ardhmen, bazuar në rritjen e eksportit, investimeve dhe shpenzimeve, është e rëndësishme që të sigurohet një zhvillim i qëndrueshëm afatgjatë i rajonit për të ofruar si një mjedis të qëndrueshëm politik dhe reforma të shëndosha për rritjen e mëtejshme ekonomike dhe investimet.
Për të trajtuar çështjet që po pengojnë progresin në rajon, duhet të adresohen tre prioritete kyçe:
1. Forcimi i rritjes dhe investimeve përmes partneriteteve publike-private
Rritja e bashkëpunimit rajonal në tregti, infrastrukturë dhe axhendë dixhitale kanë rëndësi për Ballkanin Perëndimor. Për shembull, për tregtinë, vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë rritur shkallën e hapjes, të matur si pjesë e eksporteve ndaj PBB-së, nga më pak se 40% në të paktën 80%.
Gjithashtu, përfundimi i procesit të anëtarësimit në OBT për të gjashtë vendet në rajon, nga aktualisht tre, do të ishte një hap i rëndësishëm për rajonin. Zhvillimi i një Zone Ekonomike Rajonale, e miratuar nga udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor në korrik 2017, do të forconte më tej tregtinë dhe investimet brenda rajonit dhe me Bashkimin Evropian. Për të arritur një rritje të qëndrueshme, do të jetë e rëndësishme të zhvillohen partneritete të forta me sektorin privat, i cili mund të plotësojë investimet nga sektori publik dhe të sigurojë që projektet të japin ndikimin e nevojshëm.
2. E ardhme e drejtuar drejt një sistemi dixhital
Në një botë të karakterizuar nga zhvillime teknologjike të shpejta dhe transformuese, vendet dhe bizneset duhet të përshtaten për të mbetur konkurrues. Ballkani Perëndimor ka treguar një rritje të fortë të mjedisit të saj dhe disa vende kanë nisur iniciativa dixhitale për të transformuar ekonomitë dhe shoqëritë e tyre.
Megjithatë, sofistikimi i biznesit mbetet ende shumë i ulët në rajon, gjë që tregon mungesën e integrimit dhe të dendësisë së industrisë dhe mbetet shumë për t’u bërë për të siguruar që rajoni të përballojë presionet në tregjet e tyre të punës dhe të japë përpjekje të suksesshme për të zhvilluar aftësitë e reja dhe aftësitë teknologjike në të gjitha industritë.
Për të vazhduar nxitjen e një ekosistemi më të gjallë, rajoni duhet të mbështesë start-upet, qasjen në financa, si dhe bashkëpunimin midis bizneseve të reja dhe atyre ekzistuese.
3.Mbështetja e lidershipit të gjeneratës së ardhshme
Duke pasur parasysh sfidat domethënëse demografike në rajon dhe ikjen e trurit, me të cilën ballafaqohet rajoni, është e domosdoshme të shfrytëzohet dinamizmi i të rinjve në rajon si në aspektin e pjesëmarrjes së tyre politikë dhe në kontributin e tyre në inovacion dhe sipërmarrje.
Përpjekjet aktuale nga Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO) duhet të mbështeten më tej për të arritur qëllimin e tyre për të nxitur bashkëpunimin.
Liderët e rinj politikë duhet të inkurajohen që të marrin pjesë në proceset kombëtare dhe ndër-rajonale, ndërsa sipërmarrësit e rinj duhet të marrin stimuj për të filluar bizneset e tyre në rajon. Adresimi i papunësisë së të rinjve dhe ofrimi trajnimeve të të rinjve, sidomos në aftësitë teknike që duhet të lulëzojnë në të ardhmen, duhet të jetë një prioritet kyç.
Forumi Ekonomik Botëror, si institucioni ndërkombëtar për bashkëpunimin publik-privat, ka nisur gjithashtu një iniciativë të dialogut strategjik në Takimin Vjetor 2018, duke bashkuar udhëheqësit politikë të gjashtë Ballkanit Perëndimor, liderët e biznesit dhe investitorët, si dhe aktorët e tjerë relevantë rajonalë për një dialog se si të forcohet Ballkani Perëndimor.
Duke njohur rolin e rëndësishëm që sektori i biznesit mund të luajë në forcimin e investimeve dhe zhvillimit të qëndrueshëm në rajon, Forumi do të vazhdojë këtë përpjekje, me një takim të veçantë në Sofje në bashkëpunim me presidencën bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian.
Qëllimi është të përparojë në tre prioritetet kryesore, duke forcuar rritjen ekonomike dhe investimet nëpërmjet partneriteteve publike-private, duke ngritur një ekosistem dixhital të orientuar drejt së ardhmes dhe duke mbështetur udhëheqjen e gjeneratës së ardhshme.
Progres i prekshëm është i mundur në të ardhmen e afërt për të transformuar Ballkanin Perëndimor dhe është e domosdoshme që ne të mbështesim këto vende në kalimin e tyre në shoqëri transparente dhe gjithëpërfshirëse të cilat mund të lulëzojnë në të ardhmen dhe të kontribuojnë në stabilitetin dhe rritjen rajonale. Kjo ose ato mund të bëhen një faktor i ri rreziku për Europën./ Monitor
Fraksion.com