AktualitetNATO/BETë fundit

Parlamenti Evropian: Kërkon dëshminë e Mark Zuckerberg

 Mark Zuckerberg, Shefi Ekzekutiv i Facebookut, ka rënë dakord që të takojë krerët më të lartë të Parlamentit Evropian (PE), thotë njoftimi i trupit legjislativ të Bashkimit Evropian (BE).

“Këshilli i Presidentëve ka rënë dakord që Mark Zuckerberg të vijë në një takim me përfaqësuesit e Parlamentit Evropian dhe të sqarohet për çështjet të cilat kanë të bëjnë me përdorimin e të dhënave personale”,  thotë deklarata  e kreut të PE-së, Antonio Tajani.

Madje Zuckerberg ka konfirmuar se do të shkojë në Bruksel sa më parë të jetë e mundur,  për të dhënë dëshmitë e tij, por  takimi që do të mbahet me dyer të mbyllura.

Rrjeti social është përballur  me akuza të rënda, pasi u bë e ditur se kompania për konsulencë politike Cambridge Analytica, ka pasur qasje në të dhënat personale të miliona amerikanëve gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016, duke marrë informacion për 2.7 milionë shtetas evropianë.

“Shtetasit tanë meritojnë një sqarim të detajuar”, shtoi më tej Tajani, i cili tha se mirëpret vendimin e Mark Zuckerbergut që të shfaqet personalisht para përfaqësuesve të 500 milionë europianëve.

Para një muaji Zuckerberg  dëshmoi publikisht  në prani të kongresmenëve amerikanë lidhur me zbulimet e Cambridge Analytica.

“Kemi pranuar propozimin për t’u takuar me krerët e Parlamentit Evropian. Çmojmë mundësinë e dhënë për dialog, të dëgjojmë pikëpamjet e tyre, si dhe të flasim për hapat që po ndërmarrim në drejtim të mbrojtjes më të mirë të privatësisë së njerëzve”, tha Facebook  nga ana e tij.

 

Fraksion.com