AktualitetPolitikëTë fundit

Negociatat, Macron “ngrin” shpresat e Shqipërisë dhe Maqedonisë

Presidenti francez Emmanuel Macron vijon të mbetet skeptik për sa i përket përfshirjes në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në samitin që po mbahet në Sofje, shefi i Elysee ka shprehur rezervat e tij për këto vende. Mirëpo, kjo rëndon më shumë mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë, që shpresojnë të marrin dritën jeshile nga udhëheqësit e BE muajin e ardhshëm për të filluar bisedimet për t’u bashkuar me bllokun.

“Kemi konstatuar në këto 15 vitet e fundit një rrugë që ka dobësuar Europën sa herë që ne kemi menduar ta zgjerojmë atë. Unë mendoj se nuk i shërbejmë vendeve kandidate apo vetes sonë duke pasur një mekanizëm që në njëfarë mënyre nuk ka më rregulla dhe vazhdon të lëvizë drejt një zgjerimi më të madh”, tha Macron para gazetarëve në Sofje.

Më tej ai shtoi: “Unë jam pro anëtarësimit të Ballkanit në Europë dhe ecjes drejt rrugës europiane, por mendoj se ne duhet ta shohim me kujdes çdo zgjerim të ri”.

Anëtarë e BE-së janë të ndarë edhe për sa i përket çështjes së nëse një ditë të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor do t’i bashkohen BE-së. Përplasje mes tyre ka edhe në lidhje me afatin potencial të pranimit të anëtarëve të rinj të rajonit.

Serbia dhe Mali i Zi tashmë janë në bisedimet e anëtarësimit dhe Komisioni ka sugjeruar që ata mund të mund të hyjnë në BE deri në vitin 2025. Mirëpo disa zyrtarë në Bruksel dhe qeveritë e BE-së ishin skeptik edhe për këtë çështje./Shqip.com

 

Fraksion.com