Life StyleTë fundit

Ja trupi juaj ideal

Duhet të dobësoheni apo jeni në formë të mirë? Nuk ekziston problemi vetëm te kilogramët e tepërt. Çdo gjë varet nga konstrukti i trupit!

Peshorja nuk mjafton

Cila është pesha e juaj e vërtetë? Përherë kur e matni peshën tuaj trupore kujtohuni se kufijtë idealë të peshës për gjatësinë tuaj mund të jenë shumë të ndryshueshme.Sipas dietologëve dhe mjekëve të estetikës, varet shumëçka nga konstrukti i trupit. Nuk do të thotë se ju dhe shoqja juaj, me gjatësi trupore të njëjtë (1.60), të dyja duhet të keni nga 48 kilogramë (pesha më e ulët për atë gjatësi). Ndoshta ju mund të jeni perfekte me 52 apo madje 55 kilogramë peshe.

• Nuk janë të gjithë trupat e femrave të njëjtë. Janë theksuar pesë tipe trupash të femrave: nga “të “butat”, përkatësisht të “imtat”, me kocka të vogla dhe pa linja të theksuara, deri te ato “të bujshme”, me krahë dhe kërdhokulla të gjera. Nuk mund të kalojmë nga njëri tip në tjetrin, madje as me dieta më të ashpra.

• Mundeni dhe duhet të kujdeseni që të mos i kapërceni kufijtë e peshës dhe të masës të cilat u përshtaten tipit tuaj, pastaj trajtimeve të ndryshme estetike (gjimnastika, masazhi, kremrat e të tjera) “të përmirësohen”, kur është e nevojshme, pikat kritike, siç janë kërdhokullat, vithet, të cilat të parat dalin “jashtë masave”.

Krahët 97 cm

Për femrën me shtat të mesëm, jo shumë muskulore, jo shumë skofiare, masa e krahëve (dhe duarve) është përafërsisht 97 cm.

Në qoftë se dëshironi t’i forconi krahët e lëshuar, ushtroni: preferohen noti apo disa ushtrime me pesha të vogla. Edhe gjoksi do të bëhet më i forcuar, ndërkaq qëndrimi dhe pamja e tërë shtatit do të përmirësohen.

Kërdhokullat 0,67 cm

Raporti ideal midis belit dhe kërdhokullave është 0,67 centimetra. Për të zbuluar se a keni parametra të këtillë, masën e belit në centimetra e pjesëtoni me masën e kërdhokullave. Sa më afër 0,67 cm të jetë rezultati, trupi juaj është më proporcional.

Këmbët 33 cm

Femrat me shtat mesatarisht të gjatë (1,60) dhe me shtat mesatar duhet t’i kenë pulpat e këmbëve 33 centimetra, në mënyrë që të lavdërohen se kanë këmbë të gjata.

Në qoftë se jeni nën 33 cm, mos u zhgënjeni: është me rëndësi t’i kuroni në mënyrë që të jenë të holla dhe “t’i zgjatni” me rroba dhe këpucë të përshtatshme. Mos harroni se pa problem mund të mbathni këpucë me take të larta prej së paku 5 centimetrash.

Gjatësia 1,68 cm

Nuk ekziston gjatësi “e përsosur”, por loja e masave të përsosura, raporti i të cilave do të duhej të jepte 1,618 . Pjesëtojeni gjatësinë në centimetra (p.sh. 160) me gjerësinë e krahëve (në këtë rast 97 cm) dhe do të fitoni koeficientin e proporcionit: sa më afër 1.68, aq më mirë.

Minitest: Llogaritni treguesin tuaj të trupit
Matini vëllimin e belit (mbi kërthizë) dhe kërdhokullat (tek gilcat), pastaj pjesëtoni aty dy vlera: raporti i përsosur është 1,34.

Bukuria absolute ekziston dhe i përgjigjet formulës së vjetër e cila thotë se ndonjë gjësend është më i harmonishëm kur raporti i ndërsjellë i masave të tij të jetë më afër 1,618. Madje edhe kartelat kreditore janë të bëra në atë mënyrë që gjerësia e pjesëtuar me gjatësinë jep rezultatin 1,618.

 

Fraksion.com