Izet Haxhia, dorëzohet kërkesa për rihapjen e çështjes “Hajdari”
Avokati i Izet Haxhisë kishte paralajmëruar dhe më herët rihapjen e çështjes së klientit të tij.
Sot Fran Dashi ka paraqitur kërkesën për rivendosjen në afat të ankimimit ndaj vendimit për Izet Haxhinë. “Edhe Gjykata e Shkallës së parë të rrethit gjyqësor Tiranë në vitin 2001 ka deklaruar largimin e të pandehurit, duke caktuar avokat kryesisht dhe duke bërë gjykimin në mungesë në të gjitha shkallët e gjykimit. Ne kemi besimin e plotë se çështja do të shkojë drejt rihapjes”, tha avokati Dashi më 9 maj.
Izet Haxhia u ekstradua në Shqipëri pas 19 vitesh, ai është dënuar me 25 vite burg për bashkëpunim në vrasjen e Azem Hajdarit./TCH
Fraksion.com