Hetimi për Doshin, Prokuroria kërkon shoqërimin me forcë të deputetit
Pritet të rinisë nga e para hetimi për çështjen ndaj deputetit Tom Doshi, ish-deputetit Mark Frroku dhe të dyshuarit si vrasës me pagesë, Durim Bami, të cilët akuzohen për kallëzim të rremë në bashkëpunim.
Ndërsa çështja kaloi në Gjykatën e Lartë, Kushtetuese dhe tek Krimet e Rënda, dosja është rikthyer sërish në Gjykatën e Tiranës.
Madje gjyqtarja ka kërkuar marrjen me forcë të Tom Doshit dhe të Mark Frrokut, në rast se ata refuzojnë se të paraqiten në gjykatë.
Prokuroria ka dyshime se të pandehurit kanë krijuar prova të rrema, me synim nisjen e një hetimi penal ndaj kryetarit të Kuvendit, asokohe Ilir Meta, i cili akuzohej se kishte porositur eliminimi fizik të Tom Doshit dhe ish-deputetit të PD, Mhill Fufi.
Deputeti Doshi publikoi përmes mediave një intervistë të kryer nga ai vetë me Durim Bamin, i cili pretendonte se ishte porositur për të eliminuar fizikisht Doshin dhe ish-deputetin e PD-së, Mhill Fufin./Shqip.com
Fraksion.com