AktualitetNATO/BETë fundit

BE i interesuar për reformat në Ballkan, i ftohtë për zgjerimin e BE

Takimi i parë i liderëve të BE dhe të Ballkanit Perëndimor në 15 vitet e fundit nuk tematizon drejtpërdrejt anëtarësimin në BE. “Deklarata e Sofjes” nuk përmend anëtarësimin, por fokusohet në një “perspektivë evropiane”.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe homologët e tyre nga gjashtë shtete ballkanike kanë nisur bisedimet në Sofje të Bullgarisë. Në qendër të diskutimit është forcimi i lidhjeve midis rajonit të Ballkanit dhe BE.

Në “Deklaratën e Sofjes”, të cilën e ka parë DW, BE angazhohet edhe një herë për ta afruar Ballkanin Perëndimor, por nuk bëhet fjalë për anëtarësim – vetëm për një “perspektivë evropiane”.

Takimi i nivelit të lartë synon:

– të riafirmojë angazhimin e BE për partnerët e Ballkanit Perëndimor dhe të ripërtërijë “përkatësinë në familjen evropiane”

– të forcojë lidhjet midis BE dhe Ballkanit Perëndimor në infrastrukturë, në konektivitetin digjital dhe human

– të nxisë bashkëpunimin e ngushtë për të përballuar sfidat e përbashkëta, si “siguria, migrimi, zhvillimet gjeopolitike dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore”

Ballkani Perëndimor dhe harta e BE

Bulgarien EU-Balkan-Gipfel in Sofia | Konferenzraum (Reuters/V. Mayo)

Cilat shtete të Ballkanit Perëndimor janë tashmë në BE? Kroacia është anëtare që prej 2013-ës. Serbia ka statusin e kandidatit që prej 2012 dhe Mali i Zi që prej 2010. Të dyja këto shtete i kanë nisur negociatat e anëtarësimit.

Cilat shtete të tjera duan të anëtarësohen? Në qershor, Komisioni Evropian u propozoi liderëve të BE që të vendosin në qershor për të hapur negociata formale anëtarësimi me Shqipërinë dhe Maqedoninë, të dyja shtete kandidate. Gjatë udhëtimit të tij nëpër Ballkan në prill, Junckeri përmendi vitin 2025 si vit anëtarësimi të Serbisë dhe Malit të Zi, por ai nuk përmendet më në deklaratën e Sofies.

Pse nuk merr pjesë në takim kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy? Dokumenta të para nga DW tregojnë se diskutimet midis ambasadorëve të BE përpara samitit të Sofjes dëshmojnë se veçanërisht Spanja frenon në BE. Rajoy është i vetmi lider që nuk merr pjesë në samit për shkak të kundërshtimit që ka për pavarësinë e Kosovës. Kosovën nuk e kanë njohur Spanja dhe katër shtete të tjera të BE (Greqia, Qiproja, Republika Çeke dhe Rumania)

Pse nuk e përmend më deklarata e Sofjes anëtarësimin në BE?”Nuk duam të ngremë shpresa të gabuara në shtetet kandidate”, u shpreh një diplomat i BE si arsye për zgjedhjen e kujdesshme të fjalëve./DW shqip

 

Fraksion.com