AktualitetPolitikëTë fundit

Audio-përgjimi: Deputetët e PD refuzojnë të paraqiten në Prokurori

Deputetët e Partisë Demokratike, Ervin Salinaji dhe Enkelejd Alibeaj kanë refuzuar të paraqiten ditën e sotme në Prokurori, të thirrur nga kjo e fundit lidhur me audiopërgjimin rreth vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Kanë qenë vetë deputetë demokratë ata që kanë kërkuar shtyrjen për një ditë tjetër të paraqitjes në organin e akuzës për shkak të seancës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë, ku opozita pritet të protestojë duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Disa ditë më parë deputetët demokratë, Ervin Salianji dhe Enkelejd Alibeaj së bashku me këshilltarin ligjor në PD, Gazmend Bardhi denoncuan përmes një audiopërgjimi të paraqitur për mediat atë që e cilësojnë lidhje të vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj me banda në drogës në Vlorë, duke kërkuar dorëheqjen e ministrit si të përfshirë gjithashtu në këto afera./Gazeta Shqip.com

 

Fraksion.com