Rama: Audio-përgjimi i PD mashtrim, dikush duhet të përgjigjet me burg
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PS se materiali audio i publikuar nga Partia Demokratike për Agron Xhafajn, është mashtrim.
Rama e bazoi deklaratën e tij te një ekspertizë ndërkombëtare që sipas tij kishte vënë në dyshim autenticitetin e materialit të opozitës.
“Unë e kam marrë mbrëmë përgjigjen të kryer në një prej laboratorëve më seriozë të botës, mua ajo përgjigje më mjafton për t’ju thënë juve se nuk jemi para asnjë lloj prove kundër ministrit të Brendshëm, por para një mashtrimi me një material jo autentik nëpërmjet të cilit kërkohet destabilizimi i qeverisjes dhe moshapja e negociatave me BE”, tha Rama.
“Ministri i Brendshëm duhet të vazhdojë të ushtrojë detyrën, ndërkohë që prokuroria mund të vazhdojë hetimin e saj të thelluar. Përsëris kërkesën e kreut të grupit parlamentar. Kjo është një sfidë e madhe e drejtësisë. Në këtë sfidë, prokuroria dhe gjykatat duhet ‘u japin provën e të vërtetës shqiptarëve. Të provojnë autenticitetin e përgjimit, ndryshe askush nuk duhet të luajë mish për top”, theksoi Rama.
“Ne nuk kemi njerëz për të lëshuar në dhëmbët e ujqërve. Akuzat nuk vijnë nga organet e drejtësisë, por as nuk mund të neglizhohen dhe as mund të lihen vetëm me sqarimet e radhës.
Sepse tanimë në majën e thikës së tyre qëndron një material që dikush duhet të përgjigjet jo me fjalë, por me burg.
Ministri i Brendshëm nuk duhet të përgjigjet as ligjërisht dhe as moralisht.
Për vëllain e tij nuk ka pasur asnjë kërkesë për ekstradimin e tij në Itali. Në mungesë të kësaj kërkese, Shqipëria nuk ka vepruar dot, se s’ka pasur si të veprojë. përfundoi Rama./dita
Fraksion.com