AktualitetBota+Të fundit

I dërguari i SHBA-së në Ukrainë parashikon kthimin e Rusisë në bisedime

Mes njoftimeve në mediat ruse se i dërguari i lartë i Moskës në negociatat e paqes për Ukrainën ka dhënë dorëheqjen, ndërmjetësuesi më i lartë amerikan thotë se pret që Rusia të kthehet në tryezën e bisedimeve me një propozim për paqe.

Përfaqësuesi i posaçëm i SHBA-së për negociatat lidhur me Ukrainën Kurt Volker, i cili së fundi u takua me homologun e tij rus Vladislav Surkov në muajin janar, i tha Zërit të Amerikës se ai nuk kishte informacion lidhur me statusin e zotit Surkov apo për mundësitë e një takimi tjetër.

Siç thotë zoti Volker, bisedimet e tij të fundit me zotin Surkov, i patën lënë përshtypjen se së shpejti Moska do “të kthehej tek ne (SHBA) me një propozim përmënyrën se si një forcë paqeruajtëse mund të rritej nga pikëpamja e shtrirjes gjeografike dhe mandatit, sëbashku me një afat kohor”.

“Kjo do të ishte diçka shumë interesante dhe ne do të ishim shumë të përgatitur të uleshim me rusët për të biseduar lidhur me këtë”, tha zoti Volker. “Ne mbetemi të gatshëm për të sjellë paqe në këtë rajon, por po presim të dëgjojmë qëndrimin e rusëve”, tha ai.

Zoti Volker mbrriti të martën në Donbas për të diskutuar rreth situatës së sigurisë në afërsi të vijës së parë të frontit, me komandantin e forcave të përbashkëta të Ukrainës, gjeneralin Serhiy Nayev.

Kryediplomat i ri, politikë e njëjtë

Në ditën e parë në detyrë të sekretarit të Shtetit Mike Pompeo, zyrtarë të lartë amerikanë që morën pjesë në një takim të ministrave të NATO-s në Bruksel, thanë se Shtetet e Bashkuara do të refuzonin “të ruanin status quo-në me Rusisë” derisa Moska të tërhiqte “forcat dhe mbështetjen për bashkëpunëtorët e saj në Donbas dhe rikthimin e kontrollit të Krimesë tek Ukraina”.

Pas takime të veçanta me Presidentin Donald Trump, sekretarin e Mbrojtjes Jim Mattis, këshilltarin për Sigurinë Kombëtare John Bolton dhe zotin Pompeo, zoti Volker tha “të gjithë janë në një gjatësi vale” në lidhje me politikën amerikane për Ukrainën.

I pyetur nëse “ndihma vdekjeprurëse” do të vazhdojë të jetë një opsion, zoti Volker tha pa mëdyshje: “Ukraina po zhvillon një luftë në territorin e saj, ushtarët në Ukrainë po vdesin çdo ditë në tokën e tyre, duke mbrojtur territorin e vendit, kështu që kjo ka të bëjë me vetëmbrojtjen e një kombi”, tha ai.

“Ukraina ka një ushtri shumë të aftë, të rindërtuar në mënyrë thelbësore që nga viti 2014 dhe prodhon shumicën e pajisjeve të veta mbrojtëse, por ka disa hendeqe” shtoi ai. “Është krejtësisht e arsyeshme për miqtë dhe aleatët e Ukrainës që të furnizojnë atë armë për të plotësuar boshllëqet që lidhen me mbrojtjen e saj”.

“Nuk ka asnjë kufizim më për këtë” tha ai. “Ideja e një bllokimi të shitjes së armëve Ukrainës ka mbaruar dhe çështja lidhet me një pyetje që ka kuptim. Çfarë është e nevojshme për vetëmbrojtjet e Ukrainës?”, tha ai.

 

Fraksion.com