Grimi i gjelbër i syve për një pamje dramatike
Edhe pse, në shikim të parë, grimi i gjelbër i syve nuk tingëllon kushedi sa premtues, do të befasoheshit se sa sytë tuaj dhe shikimi ndryshojnë me anë të kësaj ngjyre.
Le të jenë ngjyrat në sytë tuaj atuja kryesore, e ne ju sjellim disa këshilla, me anë të së cilave grimi juaj këtë sezon do të duket origjinal, transmeton gazeta Kosova Sot.
Hapi 1 – Në fillim, në skajin e jashtëm të kapakut të syve përdoreni lapsin e gjelbër metalik dhe fërkojeni më pas lehtazi me brushë, apo gishta.
Hapi 2 – Në tërë kapakun vendoseni një hije të gjelbër të intensitetit të mesëm, e në palën e kapakut të epërm dhe nëpër linjën e qerpikëve të poshtëm, me brushë të hollë vendoseni hijen e gjelbër të errët.
Hapi 3 – Hijen e gjelbër të çelët vendoseni në këndin e brendshëm të syrit dhe nën qerpikët e poshtëm, në mënyrë që sytë tuaj të duken më të mëdhenj.
Hapi 4 – Pas kësaj, me laps të zi vizatojeni një vijë të hollë buzë qerpikëve të epërm, duke e “fërkuar” më pas me brushë. Një sasi të vogël vendoseni edhe në kapakun e poshtëm dhe e vëni më pas maskarën.
Fraksion.com