AktualitetBota+Të fundit

Britania i kundërpërgjigjet Rusisë, blen avionë të rinj supersonikë

Ditë më parë Putin paralajmëronte se në muajt e ardhshëm do të ushtria ruse do të ketë avionin 10 herë më të fuqishëm se çdo avion tjetër botë.

Por Britania nuk ka mbetur prapa, duke iu përgjigjur kërcënimit rus me një tjetër model avioni luftarak, që do të jetë i gatshëm për përdorim muajin e ardhshëm.

Armata e parë e avionëve F-35s, pjesë e një investimi prej 9,1 miliardë paund do t’i bashkohen bazës në Norfolk muajin e ardhshëm, ka bërë të ditur sekretari i mbrojtjes, Gavin Williamson.

I pyetur se si do të pritet nga Rusia lajmi i armatës së re të avionëve luftarakë, që po blihen nga shumë vende anëtare të NATO-s, komandanti i forcave ajrore britanike David Bradshaw është shprehur se: “Jam i sigurt se ata po na ndjekin me interes, F-35 është program gjigant, me mbi 3000 avionë luftarakë që do të ndërtohen”.

E Britania synon që blejë brenda 2025-s 48 F-35, i cili vlerësohet edhe si modeli më i avancuar ai avionëve luftarakë në botë, por nuk përjashtohet që me një vendim të dytë ta çojë në 138 numrin e këtyre avionëve./Top Channel

 

 

Fraksion.com