Zgjedhjet në Irak: Kleriku shiit anti-amerikan al-Sadr në epërsi
Në Irak, koalicioni i udhëhequr nga kleriku shiit anti-amerikan Muqtada al-Sadr, duket se po del fituesi i zgjedhjeve parlamentare të së shtunës.
Ndërsa janë numëruar thuajse shumica e votave, Aleanca Marshimi drejt Reformave e al-Sadrit udhëheq në 6 rajone, e pasuar nga grupi i kryesuar nga komandanti i milicisë irakiane Hadi al-Amiri.
Kryeministri aktual Haider al-Abadi, i cili ka mbështetjen e SHBA, është në vend të tretë. Ai u ka bërë thirrje irakianëve të respektojnë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.
Al-Sadri nuk kandidoi për një vend në Parlament, prandaj ai nuk mund të bëhet kryeministër i vendit.
Por si kreu i një aleance politike, ai ka për të luajtur një rol të rëndësishëm në arritjen e një marrëveshjeje për formimin e qeverisë irakiane./VOA
Fraksion.com