Takim me Drejtësinë: Tahiri paraqitet te Krimet e Rënda
Teksa mediat prisnin ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri të dilte nga hyrja e pallatit të tij, ku është në arrest shtëpie, për në Gjykatën e Krimeve të Rënda, vetë Tahiri është parë në dyert e gjykatës, i shoqëruar nga eskorta e policisë.
Avokati i tij, Maks Haxhia tha se sot do të kërkohet revokimi i masës së sigurisë, pasi nuk ka prova për të. Edhe në Gjykatë ish- ministri nuk ka hyrë nga dera kryesore, duke qendruar larg fokusit të medias.
Të shtunën ndaj ish ministrit të Brendshëm u vendos masa arrest shtëpie, teksa ndaj tij rëndojnë akuzat për trafik narkotikësh dhe korrupsion të zyrtarëve të lartë.
Vendimi erdhi pothuajse dhjetë ditë pasi ai hoqi dorë nga mandati i deputetit./TCH
Fraksion.com