AktualitetKosovaTë fundit

Haradinaj: Koordinimi më i mirë dhe caktimi i detyrave, arsyetojnë numrin e madh të zëvendësministrave

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga ministrat që të koordinohen më mirë me zv.ministrat, raporton Ekonomia Online.

Kjo ngase sipas tij, në takimin që dje ka zhvilluar me 74 zëvendësministra ka marrë kritika për mos koordinim mes tyre.

Haradinaj është ndarë i kënaqur me raportet e punës që iu janë prezantuar, duke pranuar se kjo Qeveri ka shumë zëvendësministra, por që me punën e tyre mund të argumentojnë që nuk janë shumë.

“Kam mbajt një takim me zv.ministrat mundem me thanë që shumica kanë dëshmuar një shkallë të seriozitetit kanë pru raportet. Ajo që kam kërkuar është mundësisht që në të ardhmen me i mat edhe efektet”.

“Një lutje e kam për ministrat që të koordinoheni me ta ma shumë. Edhe pse është një nunëri i tillë janë 74 pra, arsyeshmëria mund të argumentohet nëse jepet punë, ju kisha lut jepni punë”.

 

Fraksion.com