Audio-përgjimi: Balla dhe Braçe takim me ministrin Xhafaj
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe deputeti Erion Braçe zhvilluan një takim me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj. Raportohet se takimi mes tyre zgjati disa minuta dhe u zhvillua në zyrën e ministrit.
Nuk dihet ende se çfarë u diskutua në takimin e zhvilluar.
Takimi vjen pas akuzave të shumta të Partistë Demokratike në drejtim të ministrit dhe vëllait të tij Agron Xhafaj. PD dje publikoi edhe një audio-përgjim të vëllait të ministrit.
Sot prokuroria mori në selinë e PD-së audio-përgjimin e Agron Xhafajt./ Shqip online
Fraksion.com