Vendimi i SHBA-ve për Kudsin, Rusia e shqetësuar për rritjen e tensioneve
Peskov, pyetjes nëse ka Rusia shqetësime se mund të rriten tensionet pas zhvendosjes së ambasadës amerikane i është përgjigjur se “Po kemi shqetësime. Në lidhje me këtë çështje edhe më parë kemi bërë deklarata”
Rusia thekson se është e shqetësuar për rritjen e tensioneve në rajon pas zhvendosjes së ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kuds, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi për shtyp i Kremlinit, Dmitriy Peskov, pyetjes së gazetarëve nëse ka apo jo Rusia shqetësime se mund të rriten tensionet në rajon pas zhvendosjes së ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kuds, i është përgjigjur se “Po kemi shqetësime. Në lidhje me këtë çështje edhe më parë kemi bërë deklarata”.
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, në një takim të zhvilluar me 12 maj me Nikolay Mladenov, koordinatorin special të Kombeve të Bashkuara për paqen në Lindjen e Mesme, ishte shprehur se janë shumë të shqetësuar nga çështja Palestinë-Izrael.
Ai kishte theksuar gjithashtu se “Situata është e bllokuar. Ky bllokim është thelluar edhe më shumë me vendimin e SHBA-ve në drejtim të Kudsit”.