Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg: “Franca është kampion i multilateralizmit”
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s vlerëson Francën si ” kampion i multilateralizmit ”. Me ftesë të autoriteteve franceze, Këshilli i Atlantikut të Veriut, i kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, z. Jens Stoltenberg, po zhvillon një vizitë në Republikën e Francës më 14-15 maj 2018 për të marrë pjesë në një konferencë mbi mbrojtjen kibernetike.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg vlerësoi Francën për kontributin e saj të rëndësishëm në sigurinë kolektive dhe për rolin e saj si kampion i multilateralizmit. Z. Stoltenberg filloi sot një vizitë dy-ditore në Paris (më 14 maj 2018) duke takuar ministrin francez për forcat e armatosura Florence Parly. Ata diskutuan përshtatjen e vazhdueshme të NATO-s për t’u përballur me sfidat aktuale të sigurisë, si pjesë e përgatitjeve për Samitin e Aleancës në Bruksel në korrik.
Duke ju drejtuar një konference të organizuar nga Fondacioni për Kërkime Strategjike dhe Fondi Gjerman Marshall i Shteteve të Bashkuara, Sekretari i Përgjithshëm theksoi pjesëmarrjen e Francës në grupbetejën e NATO-s në Lituani dhe në misionin e Policisë Ajrore Balltike, si dhe rolin udhëheqës të Francës në luftën kundër terrorizmit, përfshirë në Sahel dhe Levant. Ai vlerësoi Francën për investimet e saj në mbrojtje, me një angazhim të qartë për të arritur 2% deri në vitin 2025. “Franca është kampion i multilateralizmit. Dhe, në një kohë vendimtare për multilateralizmin, mbështetem te Franca për të ndihmuar në forcimin e institucioneve shumëpalëshe si NATO “, tha Stoltenberg.
Së bashku me ministrin Parly dhe Këshillin e Atlantikut të Veriut, Sekretari i Përgjithshëm u takua me Presidentin e Asamblesë Kombëtare Franceze, François de Rugy, për të nisur Konferencën e parë mbi Betimin e Mbrojtjes Kibernetike.
Gjatë vizitës, Sekretari i Përgjithshëm do të ketë gjithashtu takime me Presidentin e Republikës Franceze, H.E. Z. Emmanuel Macron, Ministrin e Forcave të Armatosura, H.E. Znj. Florence Parly dhe Presidentin e Asamblesë Kombëtare, H.E. Z. Francois de Rugy. Këto takime janë planifikuar si pjesë e konsultimeve të Sekretarit të Përgjithshëm me aleatët në prag të Samitit të NATO-s në Bruksel në korrik.
Sekretari i Përgjithshëm do të mbajë gjithashtu një fjalim në Ecole Militaire Paris./ Fraksion.com