AktualitetBota+Të fundit

Rritet në 37 numri i palestinezëve të martirizuar në protestat në Gaza

Një numër i madh i palestinezëve janë mbledhur në kufirin e Rripit të Gazës ku protestojnë kundër zhvendosjes së ambasadës amerikane në Kuds.

Ushtarët izraelitë martirizojnë 37 palestinezë

Sipas një deklarate nga Ministria e Shëndetësisë Palestineze në Gaza, në protestat e zhvilluara në rajone të ndryshme të Rripit të Gazës, janë martirizuar 37 palestinezë si pasojë e hapjes zjarr nga ushtarët izraelitë.

Palestinezët kanë ngritur tenda në kufirin e Gazës me Izraelin, ku sot protestojnë kundër zhvendosjes së ambasadës amerikane në Kuds, ndërsa përgatiten për “marshin milionësh” që do të zhvillohet nesër për të protestuar 70 vjetorin e Nakbas.

 Izraeli u përpoq që t’ia vë zjarrin tendave

Ndërkohë ushtria izraelite ka bërë përpjekje për t’i vënë zjarr tendave me anë të mjeteve ajrore pa pilot, ndërsa grupet palestineze kanë intervenuar kundër zjarrit.

Palestinezët gjithashtu i kanë djegur gomat e automjeteve me substancat djegëse të hedhura nga mjetet ajrore pa pilot të forcave izraelite.

 Grevë e përgjithshme në Gaza

Nga ana tjetër në kuadër të grevës së përgjithshme të shpallur në të gjitha qytetet e Gazës, është ndërprerë puna në të gjitha institucionet publike dhe private për shkak të marshit milionësh.

Tubimet që filluan më 30 mars nën moton “Marshi i Kthimit të Madh” janë pjesë e një demonstrate gjashtë-javore që do të kulmojë ditën e nesërme. Kjo ditë do të shënojë 70 vjetorin e krijimit të Izraelit, ngjarje që palestinezët i referohen si “Nakba” ose “Katastrofa”.

Palestinezët mblidhen në kufirin e Gazës për “marshin milionësh”
Palestinezët të cilët dëshirojnë të protestojnë kundër vendimit të SHBA-ve për zhvendosjen e ambasadës në Kuds, filluan të mblidhen në kufirin e Gazës për “marshin milionësh”.

Demonstruesit kërkojnë që refugjatëve palestinezë t’u jepet “e drejta e kthimit” në qytetet dhe fshatrat e tyre në Palestinën historike, nga e cila u dëbuan në vitin 1948 për t’i hapur rrugën krijimit të shtetit të ri të Izraelit./Anadolu Agency