AktualitetTë fundit

Pezullohet nga detyra Rovena Gashi dhe bashkëshorti i saj

Arta Marku ka pezulluar nga detyra prokuroren Rovena Gashi dhe bashkëshortin e saj Dritan Gina. Çifti i prokurorëve janë marrë të pandehur për akuzën e refuzimit për deklarim, fshehjes së pasurisë dhe deklarimit të rremë të pasurinë nga prokuroria e Durrësit. Pas këtij vendimi kryeprokurorja Marku i ka pezulluar nga detyra.

“Pezullimin nga detyra të prokurores pranë Prokurorisë së Përgjithshme Tiranë, znj. Rovena Gashi. Pezullimi i znj.Gashi u vendos pasi Kryeprokurorja u njoh me informacionin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë, Durrës në lidhje me ngritjen e akuzës dhe marrjen në cilësinë e të pandehurit të shtetases Rovena Gashi për veprën penale: “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, në formën e deklarimit të rremë, parashikuar nga neni 257/a-2 i Kodit Penal”, thotë njoftimi zyrtar i Prokurorisë.

Prokurorja Gashi do të jetë e pezulluar deri në përfundim të hetimeve ose gjykimit të procedimit penal të regjistruar pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës. Po ashtu dhe prokurori Gina.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com