Lëkundet Vlora, tërmeti 4 ballë në afërsi të Himarës
Sipas EMSC, Qendrës Europiane Mesdhetare të Sizmologjisë, paraditen e të hënës janë shënuar lëkundje toke me magnitudë 4, në afërsi të Himarës informon Top channel.
EMSC bën të ditur se lëkundjet janë ndodhur 20 km në veri të Himarës, dhe 30 km në verilindje të Vlorës. Epiqendra ka një thellësi prej 2 km. Tërmeti ka ndodhur rreth orës 10:56 të paradites.
Top Channel