Konferenca e jashtëzakonshme: PD publikon sot përgjime në audio për vëllain e Fatmir Xhafajt
Partia Demokratike paralajmëron një dalje urgjente sot në orën 11.30 para mediave, lidhur me dosjen e vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj.
Sipas burimeve, Partia Demokratike pritet të publikojë sot prova dhe fakte të reja lidhur me këtë çështje. Bëhet fjalë për përgjime në formë audio, që implikojnë vëllain e ministrit si të përfshirë në trafikun e drogës. Ai është dënuar në 2012-ën me 7.2 vjet burg në Itali, por deri tani nuk ka kryer asnjë ditë dënimi.
Ditët e fundit, PD ka akuzuar ministrin Xhafaj se ka siguruar mbrojtjen politike të të vëllait, duke përfituar edhe nga posti i si zyrtar i lartë shteti, konkretisht duke ndryshuar Kodin e Procedurës Penale për ekstradimin.
Një ditë më parë, PD kërkoi shpjegime nga ministri lidhur me mbrojtjen politike që i ka dhënë vëllait për të mos u ekstraduar në Itali.
Deputeti i PD, Ervin Salianji ngriti po ashtu pyetjen nëse Agron Xhafaj vijon aktivitetin e tij të trafikut të drogës në Shqipëri e përtej saj.