AktualitetTë fundit

Falsifikonin viza, 10 të arrestuar në Tiranë, mes tyre edhe punonjës policie

Policia e Shtetit ka goditur një grup trafikantësh që merrej me falsifikime vizash.

Blutë e kryeqytetit kanë arrestuar 10 persona, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur. Mes të arrestuarve mësohet se janë edhe disa punonjës policie.

Policia ka zbuluar edhe dy laboratorë ku realizohej falsifikimi i dokumenteve.

 

Mësohet se prodhoheshin viza për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërinë e Bashkuar.