AktualitetEkonomiTë fundit

Edi Rama, bën publike hartën e miratuar për financimin e rindërtimit të objekteve edukuese

Kryeministri Rama thotë se këtë vit  janë miratuar  financime  rindërtimi për  50 shkolla dhe  6 kopshte.

Por ai thotë gjithashtu se janë miratuar financime  edhe për 52 terreneve sportive, 1 Pallat Sporti dhe një fushe sportive të përmasave olimpike.

Këtë ai e ka bërë të ditur nëpërmjet postimit të një statusi në faqen e vet zyrtare të rrjetit social Facebook, kua i  vendos edhe hartën e Shqipërisë  sipas qarqeve.

Kryeministri ka zgjedhur pikërisht këtë informacion për t’i uruar shqiptarëve  mirmëngjesin e tij të zakonshëm.

 

Ja statusi i plotë i kryeministrit:

 

MIRËMËNGJES 😃

dhe me hartën e miratuar për financimin e rindërtimit këtë vit të 50 shkollave, 6 kopshteve, 52 terreneve sportive, 1 Pallati Sporti dhe një fushe sportive të përmasave olimpike, ju uroj një javë të mbarë 👍

Fotografia e Edi Rama