AktualitetTë fundit

e-Albania, shërbimi i certifikatave familjare më i kërkuari; Rriten përdoruesit edhe përmes celularit

Nga të dhënat statistikore të publikuara nga portali e-Albania shërbimi më i përdorur për muajin prill 2018, sikurse edhe në muajt e mëparshëm, është aplikimi për certifikatë familjare. Në aplikacionin mobile të e-Albania numëroheshin 100,584 përdorime në muaj, në portal, ndërsa shërbimi më pak i kërkuar ishte aplikimi për pasaportë dhe kartë identiteti, me përkatësisht  6269 përdorime. Shërbimi nr.2 i përdorur më tepër muajin e shkuar ishte edhe gjenerimi i kartës së shëndetit, me 31,298 përdorime, e cila rikujtojmë është kush i domosdoshëm në marrjen e shërbimit shëndetësor falas. Vërtetim i pagimit të kontributeve për individin, i cili ka qenë shërbimi më i përdorur kur u hap platforma e-Albania, tashmë është shërbimi i tretë më i kërkuar.

Ndërsa në aplikimet përmes telefonisë celulare, shërbimi më i kërkuar ishte certifikata familjare, me 4328 përdorime. Kjo, pasi që vitin e shkuar certifikatat familjare apo personale nuk do të gjenerohen më në mënyrë fizike në sportelet e dikurshme, por do të merren elektronikisht. Shërbimi elektronik “Certifikatë familjare” mundëson verifikimin e të dhënave familjare, duke marrë ekstrakt nga Regjistri i Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, në formën e certifikatës familjare.

Statistikat e e-Albania tregojnë se nga 1-30 prill 2018, portali pati 25’403 përdorues të rinj, ndërsa edhe aplikuesit përmes aplikacionit mobile, ishin rritur, duke arritur 14’880.

Si mund të merren shërbimet nëpërmjet portalit?

Dokumentacioni i nevojshëm

– Dokument identifikimi: Kartë Identiteti ose pasaportë biometrike (i nevojshëm për t’u loguar në portal)

Hapat e procedurës

– Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania

– Zgjidhni shërbimin “Certifikatë familjare”

– Klikoni butonin “Përdor”