AktualitetNATO/BETë fundit

BE synon rritjen e luftës kundër krimit në Mesdhe

Sipas deklaratës me shkrim nga Këshilli i BE-së, njësia e sapokrijuar do të bëjë më efektive shkëmbimin e të dhënave për krimin

Bashkimi Evropian (BE), ka marrë vendim që të krijojë një njësi të re e cila do të rrisë luftën kundër krimit në kuadër të “Operacionit Sophia” të cilin e kishte nisur për të luftuar trafikimin njerëzor dhe migracionin e paligjshëm në Detin Mesdhe.

Sipas deklaratës me shkrim nga Këshilli i BE-së, njësia e sapokrijuar do të bëjë më efektive shkëmbimin e të dhënave për krimin. Njësia do të përbëhet nga 10 persona të emëruara nga Agjencia Evropiane për Menaxhimin e Bashkëpunimit Operacional në Kufijtë e Jashtëm të Vendeve Anëtare të BE-së (Frontex) dhe Zyra e Policisë Evropiane (Europol), ndërsa parashikohet të rrisë bashkëpunimin mes institucioneve.

Njësia e re do të jetë e detyruar të mbledhë dhe të ndajë informacion rreth trafikantëve të njerëzve, operacioneve të paligjshme dhe embargos së armëve të zbatuara nga Kombet e Bashkuara ndaj Libisë.

“Operacioni Sophia” kishte filluar në vitin 2015 për të luftuar me migrimin të paligjshëm, trafikantëve të njerëzve dhe organizatat e ngjashme si këto. Mandati i operacioni vitin e kaluar ishte zgjatur deri në dhjetor të vitit 2018./AA