Life StyleTë fundit

10 gjërat që bëjnë gjithmonë vajzat me fytyrë perfekte

Mesazhe nga vajzat me fytyrë perfekte: të cilat mund të të bëjnë të ndihesh keq, por edhe të ndihmojnë që të krijosh një rutinë tjetër për të trajtuar fytyrën. Kështu që, para se të bëhesh xheloze, më mirë ndiq disa nga rregullat e mëposhtme.

 

Dinë si ta përdorin një furçë të thatë

Miranda Kerr tregon se para se të bëjë një duash, ajo pastron lëkurën me një furçë të thatë, sepse kjo mënyrë ndihmon qarkullimin e gjakut.

Vendosin ushqimet e duhura në fytyrën e tyre

Në një udhëtim pune në Londër, Zosia Mamet e pastron fytyrën me një scrub me mjaltë dhe sheqer për t’i dhënë shkëlqim fytyrës së lodhur.

Nuk e harrojnë asnjëherë kremin hidratues

“Gjëja kryesore që e mban fytyrën time të hidratuar dhe të shëndetshme është kremi hidratues”,- thotë Kristen Stewart, duke shtuar se llojin ia vendos dermatologia e saj.

Përdorin produktet e duhura për llojin e lëkurës

Mary-Kate dhe Ashley mund të jenë të njohura për stilin e tyre elegant, por rutina e bukurisë është shumë më e thjeshtë. Në fakt, Ashley tregon se përdor vetëm produkte biologjike (vetëm nga Biologique) – “jam një fanse kokëfortë”, thotë ajo, duke shtuar këtoj lloj produktesh e kanë ndihmuar shumë fytyrën e saj.

Janë të kënaqura nga eksfolianti

Lea Michele tregon se ajo e përgatit në shtëpi scrub-in për trupin: sheqer të errët, kripë deti dhe vaj ulliri. “Kam një shportë të mbushur plot me përzierje të sajuara në tualet”,– tregon ajo.

E njohin artin e korrektorit

Kur është fjala për produktet bazë në çantë, Vanessa Hudgens tregon se e ka gjithmonë një të tillë në çantë. Janë truket që fshehin defektet, ndaj edhe duhet ta kesh.

Dinë ta ruajnë freskinë e lëkurës

“Më pëlqen të kem me vete ujë të freskët”,- thotë Kristen Bell. “Përziej vetëm pak vaj esencial me ujë, e hedh në një shishe të vogël dhe e mbaj gjithmonë me vete, edhe në avion. Por mund të përdorni edhe vajra aromatikë me livando apo mente.

Përdorin gjithmonë SPF

“Përdor gjithmonë SPF”, tregon Amanda Seyfried, kur pyetet për një produkt pa të cilin ajo nuk bën dot. Ajo tregon se një nga më të mirët, të cilit ajo i ka besuar është “Neutrogena”, i cili është shumë i thjeshtë edhe për t’u aplikuar.

E dinë se akulli është shumë i rëndësishëm për fytyrën e tyre

Gabrielle Union shkon deri në ekstrem, kur lëkura e saj është “e vdekur për botën”. Ajo e zhyt fytyrën në akull. “Jo vetëm që do të zgjohesh, por do ta ndiesh edhe forcimin e poreve, duke e bërë kështu lëkurën më të qetë.

E lajnë gjithmonë fytyrën, pa justifikime

“Nëna ime thoshte gjithmonë për ta larë fytyrën, nuk ka rëndësi sa herë”,– tregon Jaime King kur është pyetur për sekretin e fytyrës së saj perfekte: “Nuk ka rëndësi sa e lodhur mund të ndihesh. Të flesh me make up është toksike për fytyrën.