Zgjedhjet në Turqi: Diaspora voton në përfaqësitë në 60 shtete
Shtetasit turq jashtë vendit, detyrën e tyre qytetare për zgjedhjet e ardhshme presidenciale do të mund ta kryejnë në 123 përfaqësitë diplomatike në 60 shtete, në pesë kontinente. Në Turqi, zgjedhjet do të mbahen më 24 qershor, raporton Anadolu Agency (AA).
Të dhënat e Kryesisë së Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB) flasin se shtetasit turq të cilët jetojnë jashtë vendit, do të mund të votojnë në periudhën 7-19 qershor, ose më 24 qershor në vendkalimet kufitare.
Në mënyrë që një qendër diplomatike të shndërrohet në vendvotim, nevojitet regjistrimi i të paktën 500 votuesve.
Në Gjermani ka 13 përfaqësi, që e bën vendin të jetë rekord për nga numri i diasporës turke. Shtatë përfaqësi ka në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), dhe nga katër në Francë, Greqi, Kinë, Kanada dhe Rusi.
Shtetasit turq do të kenë mundësi të votojnë në tre vendvotime në Australi, Austri, Azerbajxhan, Bullgari, Holandë, Iran, Zvicër dhe Kazakistan.
Italia, Spanja, Iraku, Kosova, Egjipti, Rumania, Ukraina, Belgjika, Mbretëria e Bashkuar, Emiratet e Bashkuara Arabe, Gjeorgjia dhe Arabia Saudite janë shtete në të cilat ka nga dy vendvotime.
Janë mundësuar vendvotime edhe në ambasadat e Republikës së Turqisë në Shqipëri, Bahrein, Bosnje dhe Hercegovinë, Algjeri, Çeki, Danimarkë, Finlandë, Afrikë Jugore, Irlandë, Izrael, Suedi, Japoni, Katar, Kirgistan, Kuvajt, Republika Turke e Qipros Veriore, Liban, Luksemburg , Maqedoni, Maltë, Moldavi, Norvegji, Uzbekistan, Poloni, Serbi, Singapor, Sudan, Tailandë, Turkmenistan, Oman, Jordani dhe Zelandë e Re.
Në Maqedoni dhe BeH vendvotimet do të hapen më 16 dhe 17 qershor, ndërsa në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi më 17 qershor.