Life StyleTë fundit

Pse treçereku i vajzave të ekranit sot ngjajnë njëlloj?

Çdo kohë ka modën e saj.

Po të shohësh foto të vjetra, mund ta kuptosh shumë mirë.

Ashtu si mund ta kuptosh modën e sotshme, kur sheh fotot e vajzave të famshme të ekranit, të cilat pasi mbarojnë seancën e grimit, postojnë selfie-n e radhës.

Nëse i mbani mend nga pak vite më parë, ato kishin të gjitha fizionominë e tyre, të cilën tani, grimi në modë, ua maskon për të krijuar imazhin e kohës.

 

Pse?

Vetullat shumë të plota dhe të lyera.

Qerpikët mundësisht fals, ose të lyer deri në atë pikë sa duken si prej plastike.

Fytyra e konturuar.

Buzët shumë të lyera me buzëkuq kryesisht mat dhe të fryra.

Rezultati, një fytyrë me grim sipas modës së fundit, pak rëndësi ka kush është poshtë tij.