Pitt dhe Aniston kthehen bashkë, duan fëmijë. “Çmendet” Angelina
Brad Pitt dhe Jennifer Aniston i thanë lamtumirë njëri-tjetrit në vitin 2005. Pas dështimit të martesave të tyre me Angelina Jolie dhe Justin Theroux, thuhet se aktorët e famshëm kanë rifilluar të takohen, të paktën sipas disa mediave amerikane.
Revista “In Touch” shkruan se raporti i tyre është bërë gjithnjë e më i ngushtë dy vitet e fundit. E nuk mbaron këtu. Ajo shkruan edhe se të dy ata janë duke menduar të “çimentojnë” marrëdhënien duke i dhënë jetë një fëmije.
“Më në fund, Jennifer mund të realizojë dëshirën e saj më të madhe”, ka thënë një mike e saj.
Martesa mes Brad Pitt dhe Jennifer Aniston zgjati pak dhe marrëdhëniet mes tyre u dëmtuan për shkak të disa mosmarrëveshjeve. Por, më pas erdhi Angelina Jolie, pas të cilës u dashurua bukuroshi i Hollivudit e kjo bëri që t’i thoshte lamtumirë Anistonit.
Riafrimi mes Brad dhe Jennifer do të ishte konkluzioni i denjë i një komedie romantike. Por, ndërsa Justin Theroux është përmbajtur deri në këto momente nga çdo koment, duket se Angelina është zemëruar shumë dhe për këtë, gazetat skandalistike e vënë jo pak në lojë./TCH