Life StyleTë fundit

Ja shtetet që na penalizuan duke na dhënë 0 pike në Eurovizion; Tabela e plotë

Që Eurovisioni është çështje ndikimesh dhe gjeopolitikash, këtë Shqipëria ka disa vite që e vuan në ‘’kurriz’ dhe prapë nuk heq dorë nga ëndrra.

Eugent Bushpepa, një nga zërat më të mirë mashkullorë, u rendit i 11-ti, edhe pse nga juritë e shteteve ishte disa vende më lartë.

Ndërkohë gjatë dhënies së pikëve ka disa shtete që na kanë zhgënjyer jo pak. Kështu Shqipëria nuk ka marrë asnjë pikë nga Italia, Zvicra apo Gjermania, edhe pse këto dy shtete në një shumicë të madhe janë ‘’pushtuar” nga emigrantë shqiptarë shkruan Fax.news

Nga ana tjetër një tjetër çudi ishte dhe fakti se Maqedonia me gjysmën e popullsisë shqiptare e vlerësoi këngën e Gent Bushpepës me vetëm 6 pikë.
Ndërkohë Shqipëria është vlerësuar me 12 pikë nga ana e Azerbaxhanit ndërsa Hungaria dhe Portugalia me nga 10 pikë. Madje edhe Serbia e ka vlerësuar me pikë Shqipërinë.

Kjo ka nxitur një sërë komentesh në rrjetet sociale, ku zhgënjimi është shumë i madh, jo Për Eugentit sigurisht, Ai bëri më të mirën e tij duke grumbulluar në total 184 pikë.

Përveç Bushpepës me këngën e tij “Mall”, i cili dhuroi emocione pafund me interpretimin e tij fantastike, e vokalin e veçantë, në këtë festival ishin dhe dy shqiptarë të tjerë, Eleni që përfaqësoi Qipron u rendit në vendin e dytë dhe Erman Meta që përfaqësoi Italinë u rendit në vendin e pestë.

Lista e shteteve dhe pikët që i dhanë Shqipërisë në bazë të jurisë:

Ukraine 0 pikë

Azerbajxhan 12 pikë

Bjellorusia 7 pikë

San Marino 0 pikë

Holanda o pikë

Maqedonia 6 pikë

Malta 0 pikë

Gjeorgjia 4 pikë

Spanja 0 pikë

Austria 7 pikë

Danimarka 0 pikë

Anglia 7 pikë

Suedia 0 pikë

Letonia 0 pikë

Kroacia 1 pikë

Irlandë 2 pikë

Rumania 0 pikë

Çekia 6 pikë

Islanda 10 pikë

Moldavia 0 pikë

Belgjika 2 pikë

Norvegjia 0 pikë

Franca 0 pikë

Italia 0 pikë

Australia 0 pikë

Estonia 0 pikë

Serbia 1 pikë

Qipro 6 pikë

Armenia 0 pikë

Bullgaria 7 pikë

Greqia 7 pikë

Hungaria 10 pikë

Mali i Zi 10 pikë

Gjermania 0 pikë

Finlandë 0 pikë

Rusia 0 pikë

Zvicra 0 pikë

Izraeli 0 pikë

Polonia 7 pikë

Lituania 0 pikë

Sllovenia 4 pikë

Portugalia 10 pikë