Draghi: Eurozona ka nevojë për një instrument të ri dhe të përbashkët fiskal
Eurozona ka nevojë për një instrument të ri dhe të përbashkët fiskal, në mënyrë që të mbajë të bashkuara vendet anëtare, edhe kur janë nën sulmin e tregjeve financiare, kështu deklaroi numri një i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi.
Muajin e ardhshëm, liderët e Bashkimi Evropian do të takohen dhe do të diskutojnë pikërisht çështjet që mbajnë pezull reformimin e unionit.
Kështu, ai ka bërë një propozim të ri – atë të krijimit të një instrumenti të mbështetur nga qeveritë e unionit për të ndihmuar në rast emergjence vendet e dobëta nëse penalizohen nga tregjet në periudhë krizash.
“Na duhet diçka e tillë për të ruajtur konvergjencën në rast krizash të mëdha, pa pasur nevojën të mbingarkojmë politikat monetare”, nënvizoi Draghi.
Ai nuk dha shumë detaje dhe shtoi se një instrument i tillë financiar është shumë i vështirë për t’u konceptuar dhe dizenjuar.