Basha për dosjen “Tahiri”: Jo vendim i drejtësisë, por pjesë e paktit me Ramën
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda që la në arrest shtëpie ish-ministrin e brendshëm Sajmir Tahiri. Përmes një statusi në faqen e vet në Facebook, Basha shprehet se ky nuk është një vendim i drejtësisë por pjesë e paktit Rama-Basha.
Sipas Bashës, Tahiri duhet të ishte sot në burg, pasi ‘qeveri partnere kanë sjellë javët e fundit të tjera prova që rikonfirmojnë se Saimir Tahiri ishte pjesë aktive e organizatës kriminale të Habilajve për trafikun e drogës’.
“Arresti i shtëpisë i Saimir Tahirit nuk është vendim i drejtësisë, por vendim politik i Edi Ramës. Ky është dorëzimi i kontrolluar që paralajmëruam vetëm 3 ditë më parë, pjesë e paktit mafioz Rama-Tahiri.
Saimir Tahiri duhet të ishte sot në qeli dhe jo në arrest shtëpie. Qeveri partnere kanë sjellë javët e fundit të tjera prova që rikonfirmojnë se Saimir Tahiri ishte pjesë aktive e organizatës kriminale të Habilajve për trafikun e drogës.
Arresti i shtëpisë për Saimir Tahirin është mashtrimi i rradhës i Edi Ramës ndaj shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë.
Kjo është po kështu prova se lëvizjet e paligjshme në prokurori kanë për qëllim mbylljen e dosjes Tahiri.
Tahiri nuk burgoset dhe as nuk dënohet sepse e mbron dhe e ruan Rama. Sepse Tahiri dhe Rama janë një”, shkruan Basha në FB.