AktualitetPolitikëTë fundit

A është Shqipëria një narkoshtet që strehon kriminelët? Rama për ‘The Times’: Është një mit

Kryeministri Edi Rama ka folur për gazetën e njohur britanike, The Times për problemin e drogës.
I pyetur nëse Shqipëria është një narkoshtet që strehon kriminelët, Rama thotë se ky është një mit.
Sipas tij, ky është një stereotip që rrezikon integrimin e vendit.

“Mos harroni se zemra e krimit të organizuar është në qendër të Europës, aty ku është pasuria, jo në Shqipëri”. Gazetari britanik thotë se Shqipëria ka probleme me drogën, por Rama ka bërë disa gjëra kundër saj, edhe pse dy ministra të brendshëm radhazi janë nën kritika për drogën.

“Po përpiqem të ndryshoj perceptimet, por nuk është e lehtë”.”Nuk po them se gjithçka këtu është mirë, por na duhet procesi i integrimit për të na ndihmuar në luftën kundër korrupsionit dhe ndërtimin e një të ardhme këtu. Është kura që na duhet”./Mapo.al