Sulm me thikë në Paris
Autoritetet franceze thanë se një sulmues me thikë vrau një person dhe plagosi katër të tjerë, para se të vritej nga policia.
Policia e Parisit tha se sulmi u krye te shtunën mbrëma. Sipas saj, një person i armatosur me thikë shënjestroi pesë persona, duke vrarë një, plagosur rëndë dy të tjerë dhe dy të tjerë lehtë.
Ministri i Brendshëm, Gerard Collomb tha se sulmuesi është “neutralizuar” nga policia.
Identiteti i sulmuesit dhe as motivet e mundshme të tij mbeten të paqarta.
Parisi ishte në gjendje të lartë gatishmërie vitet e fundit pas një serie sulmesh të ekstremistëve islamik.