Serbia nuk i jep asnjë pikë Shqipërisë, Greqia i jep 7 pikë dhe Mali i Zi 10
Prej disa minutash është duke u zhvilluar votimi ndërmjet shteteve në festivalin europian të muzikës.
Shqipëria e cila përfaqësohet nga këngëtari Eugent Bushpepa më këngën “Mall”, aktualisht renditet e nënta, ndërkohë që ka dhe rreth 17 shtete të tjera që pritet të votojnë.
Me sa duket Eurovizion nuk i ka shpëtuar politikës.
Greqia na ka dhënë 7 pikë, ndërkohë që Mali i Zi na ka dhënë 10 pikë. Serbia nuk i dha Shqipërisë asnjë pikë.