Rritet mbështetja ndaj Presidentit Trump, pas zhvillimeve me Phenianin
Presidenti Donald Trump po shijon suksesin e tij më të madh në politikën e jashtëme deri më sot, kthimin e tre amerikanëve që mbaheshin prej shumë kohësh nga Koreja e Veriut. Presidenti shpreson që një përparim i madh në marrëdhëniet me Korenë e Veriut mund të përmirësojë vlerësimet ndaj tij, në nivele të ulëta historike, të cilat kanë pësuar rritje gjatë javëve të fundit.
Presidenti Trump doli për të pritur kthimin e tre amerikanëve të liruar nga Pheniani, një moment televiziv për një president që kërkon të përmirësojë qëndrimin e tij politik në vend.
“Ishte me rendësi për të gjithë ne që të siguronim lirimin e këtyre tre njerëzve të mrekullueshëm”, tha presidenti Trump.
Prej kohësh zoti Trump është ankuar se nuk i njihet merita për ekonominë e fuqishme amerikane.
Shpesh ai sulmon median rreth asaj që ai e shesh si proekupim të saj me hetimet mbi Rusinë të drejtuara nga prokurori special Robert Mueller.
“Kemi papunësinë më të vogël ndonjëherë. Ndërsa media flet për gjuetinë e shtrigave me Rusinë. Vetëm kjo dëgjohet.”
Zoti Trump zbatoi këtë edhe një premtim tjetër të fushatës me largimin nga marrëveshja bërthamore me Iranin, një lëvizje që nxiti kritika mes demokratëve si Senatori Ben Cardin.
“Tëheqja mga marrëveshja bërthamore e izolon Amerikën dhe ndihmon Iranin. Kjo shkon kundër objektivave tona për të kontrolluar këto lloje aktivitetesh.”
Mbështetja e publikut për presidentin është përmirësur së fundmi, por ai ende mbetet një figurë polarizuese, thotë analisti John Portier me Qendrën për Politika Dypartiake.
“Pozitat janë forcuar nga të dy krahët që pëlqejnë dhe nuk pëlqejnë zotin Trump. Është interesante të shihet se mbështetja për të nuk ka ndryshuar dramatikisht gjatë muajve të fundit edhe pse duket se kanë ndodhur shumë gjëra.”
Që nga ardhja e tij në Shtëpinë e Bardhë, ai ka shpenzuar shumë kohë për të bindur bazën se ai po ndjek premtimet e fushatës, thotë Henry Olsen me Qendrën për Etikën dhe Politikat Publike.
“Sa më i politizuar të jesh, aq më shumë ka gjasa të jeni besnik i zotit Trump dhe më shumë gjasa ka që të mendoni se Partia Demokrate përbën kërcënim për Amerikën. Për rrjedhojë çdo mjet është i nevojshëm për të luftuar atë kërcënim.”
Edhe pse me përmirësime të vogla në mbështetje, zoti Trump mbetet një forcë motivuese për demokratët në opozitë, thotë Bill Galston me Institutin Brookings.
“Mbështetja për punën e presidentit mbetet pranë niveleve historikisht të ulëta. Ka shenja se demokratët janë mobilizuar shumë ndërsa shumë të tjerë po kandidojnë nëpër poste.”
Presidenti Trump shpreson të mbajë fokusin tek ekonomia e brendëshme dhe Koreja e Veriut, larg hetimeve për Rusinë dhe problemeve ligjore me të cilat përballet avokati i tij personal Michael Cohen, si dhe beteja ligjore lidhur me dyshimet për çështjen me aktoren e filmave pronografik Stormy Daniels.