AktualitetBota+Të fundit

Kush është Qaseem Suleimani, burri që ka në dorë luftën dhe paqen në Lindjen e Mesme

Siria ishte skena e një përshkallëzimi ushtarak të pashembullt disa ditë më parë (10 maj) midis Izraelit dhe Iranit.

Izraeli iu përgjigj me një fuqi të paprecedent që prej luftës së vitit 1973, 20 raketave të lëshuara në drejtim të ushtrisë izraelite në lartësitë Golan nga Forcat “Al Kuds” të Gardës Revolucionare të Iranit që janë pozicionuar aktualisht në Siri.

Më shumë se 30 avionë ushtarak izraelit u angazhuan në këtë sulm duke lëshuara rreth 70 rajeta në bazat e iranianëve përreth Damaskut, përcjell Albeu.com.

Marshimi Iran-Izrael drejt luftës

“Reagimi ynë ishte në përputhje me rrethanat. Ushtria ka kryer një sulm në shkallë të gjerë kundër pozicioneve ushtarake iraniane në Siri”, tha më pas kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

“Jemi të angazhuar në një betejë të gjatë dhe qëllimi ynë është i qartë: Të mos lejojmë që Irani të pozicionohet ushtarakisht në Siri. Do të veprojmë kundër tyre para se ata të kenë mundësi të veprojnë kundër nesh”, vijoi ai.

Si “Keyser Söze”

Truri i sulmit ndaj Izralit si edhe i aktivitetit ushtarak të Iranit jo vetëm në Siri, por edhe në të gjithë zonën është pikërisht Gjeneral Major Qaseeim Suleimani.

Ai është udhëheqësi i forcave “Kuds” të Gardës Revolucionare.

“Kuds” janë forcat speciale të kësaj garde që operojnë për interes të Iranit jashtë territorit të vendit.

Garda Revolucionare nuk është pjesë e ushtrisë së Iranit, por merr urdhra direkt nga Ajatollah Khameini.

Qaseeim Suleimani është një burrë 61 vjeçar, babai i pesë fëmijëve.

Ai filloi të punonte në ndërtim që në moshën 13 vjeçare për të ndihmuar familjen e tij në Iranin jugor.

Revolucioni islamik i vitit 1979 në Iran e gjeti atë 22 vjeç. Me zellin e moshës dhe bindjet e tij, ai iu bashkua Gardës Revolucionare që u ngrit për të mbrojtur revolucionin e ajatollahëve.

Ai mori drejtimin e Gardës Revolucionare në fund të luftës Iran-Irak në vitin 1988 para se të bëhej drejtuesi i Forcave Speciale të saj, pikërisht ato “Kuds”.

I përkushtuar tërësisht për mbrojtjen e Republikës Islamike, ai është cilësuar si një “martir i gjallë” në vitin 2005 nga Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

Soleimaini është akuzuar nga SHBA-të në vitin 2008 se ishte personi përgjegjës për trajnimin dhe armatosjen e militantëve shiit në Lindjen e Mesme kundër forcave amerikane në Irak.

Izraeli pretendon se njësia që ai drejton është pas sulmeve anti-izraelite të verës 2012 si edhe bombardimeve të një qendre të bashkësisë hebraike në Buenos Aires në vitin 1994.

“Ai mbështet lëvizjen palestineze Hamas si edhe ka armatosur lëvizjet shiite në gadishullin arabik. Soleimani ka lidhje edhe në Turqi dhe e gjitha kjo ka tërbuar monarkitë arabe në Gjirin Persik. Qaseeim Suleimani imponon vullnetin e Iranit në të gjithë Lindjen e Mesme”, shkruante “The World” në vitin 2017 për të.

“E njeh Sirinë si xhepin e tij dhe ka një njohuri shumë të mirë për Irakun”, tha një burim diplomatik për AFP disa vjet më parë.

Për më tepër, “ai është jashtëzakonisht i respektuar nga njerëzit e tij falë karrierës dhe karizmës së tij”, vijon AFP.

Në vitin 2011, një zyrtar i lartë amerikan i intervistuar nga “Guardian” e krahasoi atë me “Keyser Söze”, heroi i “The Usual Suspects”./Mapo.al