AktualitetTë fundit

Krimet e Rënda ‘refuzojnë’ të hetojnë Besnik Imerajn

Gjykata e Krimeve të Rënda ka refuzuar të fillojë hetimet ndaj gjyqtarit Besnik Imeraj, pas dorëheqjes së tij nga sistemi i drejtësisë.

Kallëzimi për ish-gjyqtarin e Kushtetueses është bërë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Pas dorëheqjes së Imerajt, KPK kërkoi hetimin e gjyqtarit, por Prokuroria e Tiranës refuzoi me pretendimin se mungojnë elementet e veprës penale.

Pas refuzimit të hetimit nga Prokuroria, KPK iu drejtua Krimeve të Rënda, të cilët nuk kanë pranuar të hetojnë gjyqtarin Besnik Imeraj, duke përdorur të njëjtin argument si organi i Akuzës