Këshilla për zhvillim efikas të angazhimit të punëdhënësve
Po iu sjellim 18 këshilla për zhvillim efikas të angazhimit të punëdhënësve.
1. Krijo strategjinë për angazhimin e punëdhënësve, e cila komunikohet tek audienca ‘mbarë kolegjiale’ dhe palët e interesit, për të promovuar bashkëpunimin, inovacionin dhe ndërmarrësin.
2. Themelo dhe trajno personelin për përdorimin efikas të Sistemit për Menaxhimin e Marrëdhënieve me Konsumatorët.
3. Zhvillo hartën, defino rolet dhe përgjegjësitë për angazhimin e punëmarrësve në mbarë kolegjin, duke përfshirë palët e interesit.
4. Ndihmo kompanitë për të kuptuar kornizat për punë praktike dhe përgjegjësitë që lidhen me të duke ofruar zgjidhje të kompletuara për bizneset.
5. Mbaj aktivitete, punëtori, orë mësimore nga ekspertët lidhur me transferimin e njohurive, bëj ftesa për kontribute, ndarje të praktikave më të mira dhe bëj ftesa për folës nga komuniteti biznesor.
6. Zhvillo fushata të synuara dhe njih audiencën tuaj të synuar – mos u bë gjithçka për gjithkënd – përshtat aktivitetet për nevojat/interesat e punëdhënësit.
7. Përdor gjuhën e punëdhënësit dhe bëje hulumtimin tënd për të demonstruar njohuritë në sektorin e tyre.
8. Shtoni kontributin personal. Mos përdor skripta apo shabllonë për e-mail dhe përshtatni komunikimin me një punëdhënës në baza individuale.
9. Gjithmonë kërkoni që të krijoni lidhjen dhe të ndërtoni marrëdhëniet tuaja me individët, mësoni se më kë keni punë si person si dhe si pozitë pune.
10. Mbani kontakt me punëdhënësit, tregoni interesim për biznesin e tyre dhe bëjuni të ditur se çka është duke ngjarë në biznesin tuaj.
11. Promovoni dhe ofroni produkte dhe shërbime që janë relevante për të përmbushur si nevojat aktuale ashtu edhe të planifikuara të industrisë dhe sektorit.
12. Dëgjo me kujdes se cilat janë nevojat individuale biznesore të punëdhënësit dhe nevojat për zhvillim të fuqisë punëtore dhe punoni në bashkëpunim për të gjetur zgjidhje reale që u përshtaten kërkesave të tyre.
13. Mbështet punëdhënësit për të përfunduar analizën e plotë të nevojave për trajnime apo nevojave organizative. Ofro këshilla dhe udhëzime të sakta dhe të përditësuara lidhur me zgjidhjet në dispozicion për shkathtësi dhe atëherë kur është e përshtatshme, udhëzo punëdhënësit se ku mund të marrin përkrahje apo trajnim shtesë.
14. Sigurohu që ofrimi është fleksibil dhe atëherë kur është e mundshme, që të ofrohen në hapësirat e punëdhënësit që të minimizohet ndërprerja e rrjedhës normale të punës në hapësirat biznesore.
15. Inkurajo punëdhënësin që të përfshijë punonjësit e vet kur shqyrtohen nevojat për trajnime dhe zhvillim për fuqinë e vet punëtore. Kjo jo vetëm që është praktikë e mirë, por gjithashtu e bën nxënësin të ndihen i vlerësuar dhe mund t’u ndihmojë atyre që të shohin investimin që është duke e bërë punëdhënësi në ta duke i ri-trajnuar apo duke ngritur shkathtësitë e tyre.
16. Përkrah në tërësi trajnuesit dhe tutorët që të rregullojnë ofrimin e trajnimit në mënyrë të rrjedhshme dhe efikase.
17. Kërko informata kthyese dhe vlerësim në fund të rrugëtimit të angazhimit të punëdhënësit. Si i kemi përmbushur nevojat tuaja? A i ka përmbushur trajnimi nevojat tuaja? Çka mund të bëjmë që ta bëjmë edhe më të mirë?
18. Mbani marrëdhënie me punëdhënësit duke mbajtur kontakte, duke kërkuar nga ata që të marrin pjesë në ngjarje rrjetëzimi biznesor që ne mund të organizojmë, duke i mbajtur ata të informuar lidhur me çfarëdo projektesh apo shërbimesh të reja që mund të ofrojmë për punë të përsëritur.