“Mos fol në emrin tim”, Rama i përgjigjet ambasadorit Lu
Menjëherë pas deklaratave të Donald Lu lidhur me çështjen e vëllait të Xhafajt, ku u shpreh se Rama duhet të flasë në emër të tij dhe SHBA do të flasë vetë, vjen edhe reagimi i kreut të qeverisë.
“Patjetër që unë flas për veten time dhe miku ynë Lu flet për veten e vet. Dhe krejt normalisht, është puna ime të them atë që mendoj kur flas lidhur me të, siç është puna e tij të thotë atë që mendon kur pyetet lidhur mua”, shkruan Rama në Facebook.