AktualitetPolitikëTë fundit

Kryeministri Rama të martën në pallatin Elysee; Presidenti Macron i rezervon pritjen

Presidenti Macron pret të martën në Elysee kryeministrin Rama

Kreu i shtetit francez i është përgjigjur pozitivisht letrës personale të kryeministrit shqiptar Edi Rama, përsa i takon zhbllokimit të qëndrimit të Francës në lidhje me procesin e integrimit, në pritje të verdiktit të qershorit.

Siç mëson Top Channel të enjten në mbrëmje kryeministri Rama është njoftuar se presidenti Macron e pret të martën e ardhshme në një takim 1 orësh në Pallatin Elysee. Ashtu siç edhe u shpreh më herët këtë javë në emisionin Top Show në Top Channel, kryeministri Rama këmbëngul të realizonte takimin me kreun e shtetit francez, duke kërkuar të sigurojë qëndrimin pozitiv të Francës në lidhje me procesin e hapjes së negociatave të Shqipërisë.

Pas vizitës më Gjermani dhe takimit me kancelaren Merkel 2 javë me parë, kjo vizitë në Francë formalizuar në takimin me presidentin Macron është një shenjë pozitive e mbështetjes evropiane që Shqipëria po merr në hapat e saj për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.