Kosovë: Përfundon stërvitja e FSK “Shqiponja 6”
Në Kosovë përfundoi stërvitja disaditëshe e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Kjo stërvitje u zhvillua në bashkëpunim me ushtritë e tetë vendeve, e koduar si “Shqiponja 6”.
Kjo stërvitje kishte për qëllim të sprovonte përgjigjen ndaj situatave emergjente.
Përmbyllja e stërvitjes u bë me disa ushtrime fushore në periferi të Prishtinës.
Përmbyllja e stërvitjes u ndoq nga afër edhe nga ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, i cili vlerësoi lart profesionalizmin e kësaj force.